11:22 / 19.07.2022
Prodhuesit kërkojnë anulimin e vendimit për eksport të produkteve bazë
Faton Salihu/ RTK
Më 13 prill të këtij viti Qeveria mori vendim për ndalimin e eksporteve të produkteve bazë, raporton RTK. Në arsyetimin e këtij vendimi, i pari i qeverisë, Albin Kurti, tha se ky vendim është marrë me qëllimin që të sigurohet furnizimi i qytetarëve me këto produkte.
Përfaqësuesit e bizneseve tani po kërkojnë që Qeveria ta anulojë këtë vendim pasi vlerësojnë se po i dëmton prodhuesit vendorë.