10:06 / 20.07.2022
Benzina 2 cent më lirë, nafta me çmimin e njëjtë
RTKlive
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar edhe sot çmimet për shitjen e derivateve për ditën e mërkurë.
Sipas çmimores së re benzina është liruar për 2 cent, ndërsa nafta ka mbetur në çmimin e njëjtë sikurse një ditë më parë.
Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës: çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.74 euro për litër, i benzinës 1.61 euro për litër, derisa çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz vazhdon të mbetet i pandryshuar, 0.78 euro për litër.
“Çmimet e lartcekura vlejnë sot prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.