Energjia solare ndikon në zhvillimin ekonomik e sigurinë energjetike(Video)
Ekonomi

Energjia solare ndikon në zhvillimin ekonomik e sigurinë energjetike(Video)

Ahmet Maholli/ RTK

Ka nisur Forumi i Dytë i Solareve në Kosovë, i organizuar nga Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me USAID-in. Me këtë rast, ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, tha se po punohet për krijimin e një politike dhe strategjie që në fokus ka, dekarbonizimin, duke ofruar furnizim të qëndrueshëm me energji për qytetarët.

"Këtë vit kemi iniciuar përgatitjet për një strategji të re energjetike e cila fokusohet në një depozitim të kapaciteteve të rinovueshme, masat e eficiencës së energjisë dhe bashkëpunimin rajonal për të garantuar sigurinë e furnizimit me energji elektrike. Me fjalë të tjera, dekarbonizimi përbën rrugën e re enegjetike të vendit, dhe ne brenda dhjetë vjetësh planifikojmë prodhimin e 1400 MGW kapacitete të reja të energjisë së ripërtëritshme. Kjo do të sigurojë që një e treta e energjisë elektrike që konsumojmë, të prodhohet nga energjia e pastër dhe ajo e emetimeve të gazrave serrë të ulet me 25 përqind", tha Rizvanolli.

Edmond Shyti, specialisti i menaxhimit të projekteve të energjisë në USAID, tha se avancimet
teknologjike vazhdojnë ta ulin çmimin e energjisë së ripërtërishme.

Sipas tij, energjia solare ndikon edhe në zhvillimin ekonomik, në sigurinë energjetike si dhe zbut ndryshimet negative klimatike.

"Zhvillimi i gjeneratorëve të vegjël solarë, në veçanti, mund të ketë ndikim enrom, mund të shtojë mundësinë për investime kapitale dhe të ofrojë burim me kosto të ultë të energjisë elektrike, si për konsumatorët ashtu dhe për biznese", tha ai.

Energjia e ripërtërishme dhe zbutja e ndikimeve negative nga ndryshimet klimatike, janë prioritete të rëndësisë jetike, u tha në këtë forum, në të cilin po mbahet edhe panairi i zhvillimeve solare.


APR
Romay Lift