13:54 / 22.07.2022
Mbahet dita e dytë e Forumit të Solareve
Qendresa Duraku/ RTK
Po mbahet dita e dytë e Forumit të Solareve. Në këtë forum po marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ambasadori Amerikan, Jeffrey M. Hovenier.
Në Forumin e dytë të Solareve në Kosovë, i cili synon promovimin e investimeve në energji të ripërtëritshme. Në këtë forum të organizuar nga Ministria e Ekonomisë̈ në bashkëpunim me USAID-in u tha se energjia solare fuqizon sigurinë energjetike dhe krijon vende të reja të punës.
Forumi i Solareve në Kosovë 2022 do të jetë i hapur edhe ditën e premte, kurse në kuadër të tij mbahet edhe Panairi i Zhvillimeve të Solareve.