Bien prapë çmimet e naftës dhe benzinës
Foto arkiv/ RTKlive
Ekonomi

Bien prapë çmimet e naftës dhe benzinës

RTKlive

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për ditën e shtunë.

Sipas vendimit të MINT, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 71 centë, i benzinës 56 centë dhe i gasit 78 centë.

Krahasuar me dje, nafta është liruar për 1 cent e benzina për 2. Çmimi i gasit ka mbetur i pandryshuar.

Këto çmime hyjnë në fuqi sot nga ora 10:00 dhe janë të vlefshme për 24 orë.


APR
Romay Lift