Gërxhaliu: Marrëveshja me MCC-në, e një rëndësie strategjike për Kosovën
Foto Arkiv/ RTKlive
Ekonomi

Gërxhaliu: Marrëveshja me MCC-në, e një rëndësie strategjike për Kosovën

A.Bela / RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, në Uashington D.C. do të marrin pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, vlerësoi se kjo marrëveshje është një vazhdimësi e Marrëveshjes së Uashingtonit.

“Pas dy viteve po shohim marrëveshjen që po implementohet. Është një moment që duhet të përshëndetet”, theksoi ai për RTK.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu tha se Kosova ka humbur betejën energjetike vite më parë, ku është refuzuar projekti për termocentral të ri nga thëngjilli që do të ishte një mundësi për Kosovën për të siguruar stabilitet për të furnizuar vendin me energji

“Ka qenë një betejë e humbur me “mafinë energjetike” në Ballkan, kur kemi pasur mundësi të kishim termocentral të ri me 500 ose 1000 mijë megavatë”, tha ai për RTK. Sipas tij për hir të mbrojtjes së ambientalizmit, Kosova po viktimizohet në aspektin e zhvillimit ekonomik

“Maqedonia e Veriut prodhon 300 megavat energji elektrike të prodhuar nga thëngjilli, të cilin e importon nga Kosova. Në Serbi prodhohen 5800 MW, në Mal të Zi, 680 MW, në Bosnjë rreth 3000 MW’, theksoi ai.

Gërxhaliu deklaroi se është sfidë për Kosovën është rivatilizimi i Termicentraleve, Kosovës A apo edhe Kosovës B.

“Në qoftë se shtetet më të zhvilluara si Gjermania, Austria kanë probleme për të siguruar energji e që janë shtete të zhvilluara, mos të flasim për neve”, theksoi ai. Gërxhaliu ka kërkuar të kemi harmonizim të politikës së energjisë me Shqipërinë për të pasur shkëmbim të energjisë.

 


APR
Romay Lift