Për një ditë, ATK mblodhi 500 mijë euro borxhe
Foto: RTKLive
Ekonomi

Për një ditë, ATK mblodhi 500 mijë euro borxhe

Kimete Kasumi/ RTKlive

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton se trajtimi i borxheve të tatimpaguesve vazhdon të mbetet njëri ndër prioritetet e institucionit të ATK-së, për çfarë menaxhmenti i ATK-së në vazhdimësi është duke punuar dhe duke ndërmarrë masa për zvogëlimin e stokut të borxheve.

“Vetëm ditën e djeshme Departamenti i Mbledhjes së Detyrueshme ka ndërmarrë veprime të masave të sforcuara tek nëntë (9) biznese, të cilat ndaj ATK-së kanë pas borxhe në vlerë 1.7 milion euro", deklaron ATK-ja.

"Veprimet e mbledhësve tatimor kanë rezultuar të suksesshme duke u realizuar pagesa të menjëhershme të gjysmë milion euro nga ana e bizneseve borxhlinj, përderisa pjesa tjetër e borxhit do të vazhdoj të mblidhet duke u paguar me këste bazuar në marrëveshjet e lidhura".

ATK-ja kërkojn nga të gjithë tatimpaguesit të cilët kanë detyrime tatimore të pashlyera ndaj ATK-së, të vizitojnë zyrat e Departamentit të Mbledhjes së Detyrueshme, me qëllim të njoftimit me mundësitë ligjore që ofrohen për kryerjen e pagesave / detyrimeve tatimore.


APR
Romay Lift