Banka Botërore përgëzon deputetët për ratifikim të marrëveshjes
Ekonomi

Banka Botërore përgëzon deputetët për ratifikim të marrëveshjes

RTKlive

Ka reaguar Banka Botërore përmes një komunikate ku mes tjerash, Massimiliano Paolucci, menaxher i Bankës Botërore për Kosovën ka përgëzuar deputetët e Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes me Bankën Botërore për financimin e politikave zhvillimore.

“Përgëzoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes financiare me Bankën Botërore për Financimin e Politikave Zhvillimore për Financa Publike dhe Rritje të Qëndrueshme, nga i cili do të përfitojnë populli dhe ekonomia e Kosovës. Ky financim në vlerë prej 50.6 milionë euro do të mbështesë reformat e Kosovës drejt përmirësimit të transparencës fiskale, zhvillimit të sektorit privat dhe rritjes së qëndrueshmërisë mjedisore. Ai do të ndihmojë Kosovën të sigurojë hapësirë të duhur fiskale për adresimin e boshllëqeve të konsiderueshme zhvillimore dhe për të promovuar uljen sa më të shpejtë të varfërisë. Koha e ratifikimit të FPZH-së është veçanërisht e rëndësishme pasi FFZH do të mbështesë Kosovën në përgjigjen ndaj presioneve aktuale inflacioniste globale. Gjatë 23 viteve të fundit, Banka Botërore ka qenë një partner i fuqishëm për Kosovën dhe ne i gëzohemi vazhdimit dhe thellimit të këtij partneriteti”, thuhet në njoftimin e Bankës Botërore në Kosovë.


APR
Romay Lift