13:40 / 29.07.2022
1 480 raste të reja me Covid-19
Kimete Kasumi/ RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 3 702 testime, 1 480 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin Covid-19.
Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa janë shëruar 1 mijë e 435 persona.
Numri i rasteve aktive ka arritur në 10 mijë e 684.
























