Nga Marrëveshja me Bankën Botërore, përfiton ekonomia e Kosovës
Ekonomi

Nga Marrëveshja me Bankën Botërore, përfiton ekonomia e Kosovës

Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën, Massimiliano Paolucci, ka përgëzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes financiare me Bankën Botërore për Financimin e Politikave Zhvillimore për Financa Publike dhe Rritje të Qëndrueshme, nga e cila do të përfitojnë populli dhe ekonomia e Kosovës.

Ky financim në vlerë prej 50.6 milionë eurosh, sipas tij, do t`i mbështesë reformat e Kosovës drejt
përmirësimit të transparencës fiskale, zhvillimit të sektorit privat dhe rritjes së qëndrueshmërisë
mjedisore.


APR
Romay Lift