12:22 / 30.07.2022
Një i vdekur dhe 1 332 raste të reja me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se gjatë 24 orëve nga 3.423 testime, 1.332 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin Covid-19.
Kurse është regjistruar një rast i vdekjes, derisa janë shëruar 1 mijë e 605 persona.
Ndërsa numri i rasteve aktive ka arritur në 10 mijë e 410.
























