Rafuna dhe Zeka diskutojnë për tërheqjen e investimeve të huaja
FOTO/ OEK
Ekonomi

Rafuna dhe Zeka diskutojnë për tërheqjen e investimeve të huaja

Afet Bela / RTKlive

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur në takimin e parë Drejtorin Ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit në mes të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë në interes të biznesit vendor.

Kryetari Rafuna u shpreh mirënjohës për bashkëpunimin e deritanishëm me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe mirëpriti mundësitë për të thelluar këtë bashkëpunim.

Gjatë takimit u diskutua edhe për sfidat dhe nevojat e biznesit në Republikën e Kosovës si dhe promovimin e mundësive për tërheqje të investimeve të huaja në vendin tonë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, dhe Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, u pajtuan që të kenë takime të rregullta me bizneset e dy odave për identifikimin e çështjeve me të cilat përballet sektori privat në Kosovë, avokim të përbashkët për përmirësimin e klimës së të bërit biznes në Kosovë, si dhe tejkalimin e barrierave në tregtimin përtej kufijve.

 


APR
Romay Lift