06:12 / 02.08.2022
Latifi e Krasniqi raportojnë për raportet e auditimit të MSH-së e ShSKUK-së
RTKlive
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike sot do të mbajë mbledhje.
Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë, për vitin e përfunduar me 31 Dhjetor 2021 dhe për këtë i ftuar është Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, raporton RTKlive.
Po ashtu në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, për vitin e përfunduar me 31 Dhjetor 2021, për këtë i ftuar është drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.