Peci dhe Al Marri diskutuan për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Katarit
Ekonomi

Peci dhe Al Marri diskutuan për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Katarit

Kimete Kasumi/ RTKlive

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci priti sot për një vizitë zyrtare njoftuese ambasadorin e Shtetit të Katarit në Shqipëri, jorezident në Kosovë, shkëlqesinë e tij Ali Bin Hamad Al Marri me të cilin bashkëbiseduan për sektorin e bujqësisë në vend.

Ministri Peci dhe ambasadori Al Marri diskutuan lidhur me marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve mike Kosovës dhe Katarit, si dhe për potencialin e zhvillimit të bujqësisë dhe mundësitë e investimeve të agrobizneseve të Katarit në vendin tonë, thuhet në komunikatën për medie nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Për fund, ministri Faton Peci e falënderoi shkëlqesinë e tij ambasadorin Al Marri për mbështetjen e vazhdueshme që Katari i ka dhënë Kosovës në shumë fusha, që nga vendosja e marrëdhënieve miqësore e diplomatike.


APR
Romay Lift