Kosova bëhet me Gjykatë Komerciale, ajo filloi zyrtarisht punën
J.Musliu/RTKlive
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka njoftuar se tashme dhe zyrtarisht, ka filluar punën Gjykata Komerciale.
“Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, ju dëshiron punë të mbarë gjyqtarëve dhe stafit mbështetës të Gjykatës Komerciale, dhe ri thekson përkushtimin për të vazhduar me mbështetjen e nevojshme për funksionalizimin e plotë të kësaj gjykate”, shkruan në njoftimin e KGJk-së, dërguar mediave.
Formimi i kësaj gjykate, pason miratimin nga Kuvendi i Kosovës të këtij institucioni të drejtësisë, kur u votua në në fillim të këtij viti.
Gjykata synon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që bizneset mund të kenë.
Vendimet e Gjykatës janë të detyrueshme për të gjithë personat fizikë dhe juridikë. Gjykata publikon të gjitha aktgjykimet në faqen e saj zyrtare të internetit, në afat prej 60 ditësh nga data e nxjerrjes së aktgjykimit, në pajtim me legjislacionin në fuqi.