IKSHPK: Bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni
Foto Arkiv/ RTKlive
Shëndetësi

IKSHPK: Bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni

Blerim Halimi / RTKlive

IKSHPK u ka bërë sot serish thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër koronavirusit në kohën kur vendi po vazhdon të përballet me shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim.

"Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim. Fatkeqësisht sot janë raportuar dy raste të vdekjes nga kjo sëmundje!. Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar", njofton IKSHPK.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë të dytë dhe të tretë mund të vaksinohen të gjithë personat e moshës mbi 12 vjeç; me dozën e katërt, mund të vaksinohen personath e moshës mbi 60 vjeç, me kusht që të kenë kaluar katër muaj nga marrja e dozës së tretë.

"MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19",thuhet në komunikatën e IKSHK-së.


APR
Romay Lift