Hoti: Qeveria i ka dhënë kredi Telekomit për largimin e punëtorëve nga puna
Foto RTK
Ekonomi

Hoti: Qeveria i ka dhënë kredi Telekomit për largimin e punëtorëve nga puna

RTKlive

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka shkruar në "Facebook", se sot në seancë u sqarua se Qeveria i ka dhënë kredi Telekomit mbi 6 milionë euro për largimin e punëtorëve nga puna, ku ata që duan të largohen marrin 24 paga mujore.

"Kjo politikë është e gabueshme. Duke mos vendosur kritere të qarta se kush mund të largohet, në mënyrë që të mbahen punëtorët më profesional, kjo qasje po rezulton me largimin e punëtorëve më të mirë pasi ata kanë alternativa më të mira në tregun e punës. Si rezultat, Telekomi po mbetet pa inxhinierët më të mirë dhe do të detyrohet të shpallë konkurs së shpejti", ka shkruar Hoti në "Facebook".


APR