KFOR-i italian donacion për SHSKUK-në
Shëndetësi

KFOR-i italian donacion për SHSKUK-në

Besjana Mulaj/RTK

(E plotësuar, ora: 10:10) SHSKUK pranoi nga KFOR-i italian një donacion me pajisje mjekësore.

Me këtë rast, në një konferencë për gazetarë, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, tha se shteti i Italisë, përmes donacioneve, me vite të tëra ka kontribuar ndaj shendetësisë kosovare, në veçanti për kirurgjinë e fëmijëve.

Përveç kësaj, u bë e ditur se gjatë këtij viti do të realizohet edhe një trajnim i stafit mjekësor, i mundësuar nga Italia.

KFOR-i italian dhuron SHSKUK-së pajisje mjekësore

Muharrem Miftari/RTKlive

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) do të mbahet ceremonia e pranimit të pajisjeve mjekësore, donacion nga KFOR-i italian.

Në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, Ambasadori italian, Antonello De Riu, përfaqësues të KFOR-it italian dhe autoritete të tjera.

Ceremonia fillon në ora: 10:00, në sallën e konferencave, në ndërtesën e Administratës Qendrore në SHSKUK.


APR