AKP largon nga tenderi i shitjes 6 asete të zonave të interesit publik
Ekonomi

AKP largon nga tenderi i shitjes 6 asete të zonave të interesit publik

Muharrem Miftari/RTKlive

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka tërhequr nga tenderi i shitjes gjashtë asete, duke respektuar kërkesën e Komunës së Prishtinës, kërkesën e Komunës së Podujevës dhe kërkesën e Komunës së Dragashit mbi shpalljen e zonave të interesit publik dhe inicimin e proceseve të shpronësimit.

“Njësia nr.14-KB Drita Toka në Shajkoc; Njësia nr.15-KB Flora Toka në Pakashticë të Epërme; Njësia nr.16-KB Përparimi Toka në Miroc; Njësia nr.19-Agrokosova Zyrat në Dardani; Njësia nr.22-KB Liria Toka në Siçevë; Njësia nr.33-NSH Koritniku-Shitorja në fshatin Kërstec, Dragash”, thuhet në komunikatën  AKP-së.

Këto asete ishin paraparë për t’u shitur përmes tenderit publik, shitjes së aseteve përmes likuidimit (SHAL) 57, që do të mbahet me 10 gusht 2022.

“Dita për dorëzimin e ofertave për asetet e (SHAL) 57 është me 10 gusht 2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30”, njofton AKP. 


MË SHUME NGA Ekonomi