13:26 / 05.08.2022
MSH: 1266 raste të reja me COVID-19
Muharrem Miftari/RTKlive
Sikundër bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë, në Kosovë, sot janë regjistruar 1266 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë rast me fatalitet.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar edhe 1266 raste të reja të infektimeve me virusin COVID-19.
Asnjë person nuk ka vdekur, ndërkohë që janë bërë 3609 testime.
Ndërsa numri i përgjithshëm me raste positive është 9252.























