“Toka” këtë herë sjell djathin e Bjeshkëve të Sharrit (Video)
Foto: RTKLive
Ekonomi

“Toka” këtë herë sjell djathin e Bjeshkëve të Sharrit (Video)

RTKlive

Emisioni  ‘Toka” që i kushtohet bujqësisë,  këtë herë trajton blegtorinë në rajonin e Dragashit.

Gazetari Vedat Vllasaliu këtë herë ka udhëtuar drejt Bjeshkëve të Sharrit, saktësisht në bjeshkët në Kleq të Radeshit drejt fshatit Pllajnik.

Atje shfaqet një bukuri e rrallë e bjeshkëve, e ku Kleqi i Radeshit, është në  një lartësi mbidetare mbi 2.500 metra.

Këtë vit, atje kanë ngritur stanet familja Muja nga Zhuri që merren me rritjen dhe mbajtjen e deleve.

Në bjeshkët e Radeshit ata janë vendosur këtë  vit, pasi më parë kishin kullotur delet në Bjeshkët e Koretnikut.

Arsye ishte mungesa e ujit, i cili në Kleq është  me bollëk.

Familja Muja delet në këto vise i kanë sjellë për të rritur prodhimin e qumështit dhe  majmërisë së qengjave, veprimtari që e kanë filluar 5 breza më parë.

Djathi i Sharrit është certifikuar kohë më parë dhe rol të madh në certifikimin e tij ka luajtur Ambasada e Francës.

Djathin e Sharrit e prodhojnë rreth 40 fermerë, 10 prej tyre llogariten të mëdhenj.

Për më sumë mund të ndiqni emisionin “Toka” që transmetohet çdo të shtunë në RTK në orën 13:00.

 


APR