Mungesë e ujit për fermerët në Deçan |Video
Rtklive
Foto,RTK
Ekonomi

Mungesë e ujit për fermerët në Deçan |Video

Islam Haxhiu/ RTK

Mungesa e ujit mbetet sfidë edhe për disa fermerë nga komuna e Deçanit. Me gjithë rendimentin e kënaqshëm në bujqësi, ata kanë kërkuar nga autoritetet komunale që të ndihmojnë në hapjen e kanaleve të ujitjes.

Fermeri i Shaqir Dacaj  tash e disa vite është duke e kultivuar specin e llojit sombork.

Dacaj për RTK shprehet i kënaqur që prodhimet edhe këtë vit janë të mira pasi që me forca vetanake e ka zgjidhur edhe problemin e ujitjes, por në anën tjetër thotë ai mungesa e kanaleve për ujitje ka bërë që bimët  nëpër sipërfaqe të mëdha të tokave bujqësore të thahen plotësisht.

Ndërkaq krejt ndryshe nga prona e Shaqirit është gjendja nëpër arat e fermerëve tjerë deçanas të cilët thonë se nëse nuk ndërmerret diçka nga Komuna e Deçanit për ndërtimin e kanaleve pothuajse do ta kenë të pamundur të merren me bujqësi.

Mirëpo në anën tjetër zyrtarët komunal të Deçanit thonë se  po punojnë në mënyrë që ky problem jetik për bujqit e kësaj ane, të zgjidhet së shpejti, sepse siç thonë ata, fermerët e kësaj kanë nevojë për përkrahje të vazhdueshme.

Në komunën e Deçanit ka kushte shumë të favorshme për zhvillimin e bujqësisë. Po ashtu kushte të volitshme ka edhe për kultivimin e bletarisë dhe blegtorisë


MË SHUME NGA Ekonomi