08:11 / 08.08.2022
Afër 8 mijë raste aktive me Covid-19
RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se aktualisht janë 7 mijë e 988 raste aktive me Covid-19.
Ndërkaq nga 1,765 testime, 618 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin Covid-19 dhe një person ka humbur jetën nga koronavirusi.
Janë shëruar 1 mijë e 331 qytetarë.
























