Turistët që vizitojnë më shumë Kosovën, janë nga Gjermania dhe Zvicra
Rtklive
Foto arkiv/ RTKlive
Ekonomi

Turistët që vizitojnë më shumë Kosovën, janë nga Gjermania dhe Zvicra

RTKlive

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për muajin maj 2022. Në maj 2022 pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

Sipas anketës, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 32 444, prej të cilëve 37.12% ishin vendorë dhe 62.88% ishin të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve ishte 50 247, prej tyre 32.10% nga vendorët dhe 67.90% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 15 223  vizitorë dhe 24 358 net-qëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh ishte nga Shqipëria, Zvicra, Gjermania, etj.


MË SHUME NGA Ekonomi