2 të vdekur nga Covid-19, raste aktive 7 mijë e 399 -Video
Shëndetësi

2 të vdekur nga Covid-19, raste aktive 7 mijë e 399 -Video

RTK

Dy persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e Covid-19. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar edhe 331 raste të reja, nga testimi i 1 mijë e 125 mostrave. Numri i rasteve aktive në nivel vendi është 7 mijë e 399.

Për të parë se si ka ndikuar kjo valë në vendin tonë, në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK bisedojmë me Musa Hoxhën. drejtor i Klinikës së Pulmologjisë.

“Sa i përket gjendjes në Klinikën e Pulmologjisë mund të themi se është e kënaqshme dhe stabile, sa u përket pacientëve të shtruar, nga 66 shtretër sa posedon kjo klinikë, të shtruar janë 62 pacientë, por ata nuk janë këtu për sëmundjen me Covid-19, por raste të tjera, rreth 1/3 me sëmundje post- Covid, si dhe sëmundje tjera patologjike”, thotë Musa Hoxha - drejtor i Klinikës së Pulmologjisë.

Hoxha thotë se në Klinikën e Pulmologjisë kërkesat e pacientëve për tu shtruar këtu janë gjithnjë e me të mëdha, sidomos gjatë dimrit. Ai thotë se kjo klinikë ka nevojë për më shumë punëtor teknikë.

“Gjatë tërë kohës së pandemisë furnizimi me terapi ka qenë i kënaqshëm, përveç në ndonjë rast të rrallë, kur ka munguar ndonjë medikament. Pra mund të themi se gjatë tërë pandemisë furnizimi ka qenë i mirë” thotë Hoxha.


MË SHUME NGA Shëndetësi