Ngritja e çmimit të çimentos në 130 euro, shkatërrues për ndërtimin
Rtklive
Foto,RTK
Ekonomi

Ngritja e çmimit të çimentos në 130 euro, shkatërrues për ndërtimin

RTKlive

Rritja e çmimeve ka prekur edhe produktin më të rëndësishëm çimenton.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu tha se sektori i ndërtimtarisë dhe ai i tregtisë me shumicë e pakicë kanë qenë dy shtylla të zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit social në Kosovën e pas luftës.

"Por efektet negative të pandemisë Covid 19, pandemisë ekonomike dhe pasojat negative të luftës në mes të Rusisë dhe Ukrainës kanë goditur në menyrë direkte këto sektore si pasojë e ngritjes së çmimeve", ka shkruar ai më Facebook.

Sipas tij duhet të kuptohet se sektori i ndërtimtarisë ka rëndësi multidimensionale dhe në veti ngërthen përveq ndërtimtarisë e projektimit edhe prodhim, punësim, tregti me shumicë e pakicë, edukim, financa dhe shumë sektore të tjera, prandaj duhet kujdes dhe monitorim të këtij sektori sepse një goditje e këtij sektori do të jetë shumë i rrezikshëm për ardhmërinë e Kosovës.

"Pas ngritjes së çmimit enorm dhe në mënyrë të pakontrolluar të metaleve, sot ndërtimtaria po goditet edhe me shumë nga ngritja e çmimit të betonit. Vetë fakti që sot në Kosovë një ton beton kushton afër 130 euro e dëshmon rrezikun me të cilin po ballafaqohet ky sektor. Dështimi i këtij sektori vital për ekonominë vendore do jetë me pasoja enorme jo vetëm ekonomike dhe sociale, por edhe në rrezik për sektorin bankar dhe financiar!. Reagoni sot se nesër kam frikë do të jetë vonë", tha ai 

 

 


MË SHUME NGA Ekonomi