Industria e çimentos preket rëndë nga rritja e kostove të energjisë në botë
Rtklive
Foto
Ekonomi

Industria e çimentos preket rëndë nga rritja e kostove të energjisë në botë

RTKlive

Pas zhvillimeve rreth çmimeve të çimentos, ka reaguar edhe fabrika e vetme në Kosovës, për prodhimin e çimentos “Sharrcem” e cila ka vlerësuar se ajo blen energji elektrike në tregjet ndërkombëtare ku çmimi është shumëfishuar dhe kjo ndikondirekt në koston e prodhimit.

“Duke patur parasysh luhatjet e konsiderueshme të tregut që po shkaktohen nga zhvillimet gjeopolitike dhe nga kriza energjetike, fabrika për prodhimin e çimentos Sharrcem po i monitoron nga afër trendet dhe zhvillimet në Kosovë, për të ndërmarrë më pas masateduhura. Rritja e shpejtë e kostove në tregun energjetik pasqyrohet në sfidame kostot dhe menaxhimine rrezikut për sektorët që kanë më shumë nevojë për energji, sikurse është industria e prodhimit të çimentos. Kjo ndikohet më tej nga fakti qëfabrika Sharrcem varet nga furnizimi me energji dhe niveli i përballueshmërisë së kostove nga tregui hapur energjetik ndërkombëtar.Kjo rritje e paprecedentë ekostove mund të zbutetvetëm minimalisht me anë të përpjekjeve që po bënfabrika Sharrcem për të rritur efikasitetin dhe për të zvogëluar konsumin’, thuhet në komunikatën e “Sharrcem”-it.

Fabrika për prodhimin e çimentos Sharrcem po përballet me këto sfida duke ndjekur politikë dinamike të çmimeveqëtë vazhdojë t'u shërbejë klientëve të vet, t’i vazhdojëoperacionet dhe ta mbajë stafin në punë, duke i shtyrë përpara zotimet e veta në fushën e përgjegjësisë sociale korporative, pavarësisht klimës së pafavorshme aktuale të biznesit.

“Veç kësaj, fabrika Sharrcem mbetet e përkushtuar ndaj agjendës së vet të dekarbonizimit për të sjellë ndikim pozitiv tek komunitetet të cilave u shërben dhe në mjedisin ku vepron”, ’, thuhet në komunikatën e “Sharrcem”-it.

 


MË SHUME NGA Ekonomi