Latifi: Së shpejti fillon dërgimi i kirurgëve për trajnim jashtë vendi
Rtklive
Shëndetësi

Latifi: Së shpejti fillon dërgimi i kirurgëve për trajnim jashtë vendi

RTKlive.com

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi në takimin e sotëm me drejtorët e Klinikave të Kirurgjisë ka biseduar mbi transformimin klinik të shëndetësisë së Kosovës përmes trajnimeve sub-specialistike të avancuara.

Në këtë takim ministri Latifi shpalosi para kirurgëve projektin e sub-specializimeve për të gjitha klinikat e kirurgjisë, e që ka për qëllim trajnimin e kirurgëve për t'u bërë specialistë dhe udhëheqës akademik në procedurat dhe teknikat e avancuara me standarde ndërkombëtare.

“Me këtë rast, ministri Latifi kërkoi bashkëpunim nga të gjithë kirurgët, që janë shtylla kryesore e çdo sistemi shëndetësor dhe potencoi se vetëm me involvimin e tyre personal dhe angazhimin serioz e vizionin e qartë të përgjithshëm për qeverisje të mirë për shëndetësi, ku në qendër të vëmendjes është pacienti, por edhe mirëqenia e gjithë personelit shëndetësor, do ta transformojmë shëndetësinë e Kosovës”, njofton MSH.

Ministri Latifi tha se shumë shpejtë do të fillojë dërgimi i kirurgëve për trajnim jashtë Kosovës, në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, ku pastaj ata do të kthehen dhe do t'i shërbejnë sistemit të avancuar shëndetësor të Kosovës.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, si  institucioni më i rëndësishëm shëndetësor në Kosovë dhe i vetmi terciar, me gjithë problemet e tanishme, shumë shpejt do të bëhet institucioni shëndetësor më kredibil, me profesionistë më të avancuar, ku qytetarët do të jenë të kënaqur me shërbimet shëndetësore”, thuhet tuje në njoftimin e kësaj ministrie.

Gjithashtu thuhet se kirurgët u shprehën shumë të kënaqur me prezantimin e ministrit Latifi, për projektin e sub-specializimeve, dhe deklaruan se janë të gatshëm të gjithë për bashkëpunim të ngushtë, vetëm për transformimin e sistemit shëndetësor, sipas këtij projekti shumë të rëndësishëm.

Mund të jetë një imazh i 13 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme


MË SHUME NGA Shëndetësi