OEK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Odën Ekonomike Kosovë-Izrael
Foto,OEK
Ekonomi

OEK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Odën Ekonomike Kosovë-Izrael

A.Bela / RTKlive

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka nënshkruar Memorandum bashkëpunimi me Kryetarin e Odës Ekonomike Kosovë-Izrael, Robert Muharremi, në selinë e Odës Ekonomike të Kosovës, të marten, më 9 gusht. Marrëveshja parasheh bashkëpunimin e dy odave në projekte të ndryshme si dhe angazhimin e përbashkët në afrimin e bizneseve të dy vendeve.

Marrëveshja parasheh harmonizim të projekteve mes dy odave si dhe bashkërëndim të aktiviteteve. E tërë kjo bëhet me qëllim që bizneset e dy vendeve tona të afrohen me njëra tjetrën dhe të inkurajohet bashkëpunimi i dy ekonomive“, u shpre Kryetari Rafuna para nënshkrimit të Marrëveshjes.

Në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së bashkëpunimit ishin prezent edhe Skender Hyseni, Kryetar i Asamblesë së Odës Ekonomike Kosovë-Izrael, si dhe ambasadorja e Izraelit për Kosovën, Tammy Ziv.

Ambasadorja Ziv, Kryetari Hyseni si dhe Krytari Muharremi u shprehën të gëzuar për hapat e ndërmarrë për të inkurajuar thellimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Izraelit dhe u zotuan se do të angazhohen për të sjellë në Kosovë investitorë nga Izraeli.

 


MË SHUME NGA Ekonomi