1 197 raste të reja me Covid-19
Rtklive
Foto: RTKlive
Shëndetësi

1 197 raste të reja me Covid-19

K. Kasumi/ RTKlive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 3 550 testime, 1 197 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19

Asnjë person nuk ka humbur jetën ndërsa janë shëruar 1030 qytetarë.

Aktualisht shënohen 8004 raste aktive të të infektuarve me këtë virus.

Numri total i dozave të administruara është 1 milion e 834 mijë e 789, ku me dozën e parë janë vaksinuar 903 mijë e 987 persona, me dozën e dytë 824 mijë e 280 persona, me dozën e tretë 104 mijë e 765 persona kurse me dozën e katërt 1 mijë 565.

 


MË SHUME NGA Shëndetësi