​AKP shpalli rezultatet e shitjes SHAL 57
Ekonomi

​AKP shpalli rezultatet e shitjes SHAL 57

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjes së aseteve në likuidim SHAL 57 përmes tenderit publik shpalli fituesit e përkohshëm për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

Për 27 asete sa ishin në shitje gjithsej u pranuan 54 oferta dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 907.620 mijë euro.

Prej tyre gjashtë ishin në rajonin e Pejës, tri në rajonin e Prishtinës, shtatë në rajonin e Mitrovicës dhe në rajonin e Prizrenit 11 asete.

Ndryshe, AKP është themeluar nga Kuvendi i Kosovës dhe është e shtrirë dhe vepron në të gjithë territorin e vendit.

Agjencia ka mandatin dhe autoritetin për shitjen ose bartjen e ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve të tyre tek investitorët privatë gjithnjë përmes një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.


MË SHUME NGA Ekonomi