Parandalohet kontrabanda e medikamenteve
Foto arkiv/ RTKlive
Ekonomi

Parandalohet kontrabanda e medikamenteve

RTKlive

Njësit e Doganës së Kosovës gjatë një operacioni mbrëmë në pikë-kalimin kufitar të Vërmicës kanë parandaluar një tentim kontrabandimi me medikamente.

"Në Vërmicë, njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë selektuar për kontrollë në vijën e dytë një autobus të linjës Tiranë - Prishtinë me dyshimin se barte mallrat të kontrbanduara. Kontrolli ka arritur të zbulonte mallrat e fshehura të cilat tentonin të kontrabandohen përmes autobusit dhe me këtë rast janë gjetur mallra të padeklaruar, respektivisht medikamente si në vijim: Injeksione REVOLAX DEEP with LIDOCAINE – 60 copë, REVOLAX SUB-Q with LIDOCAINE – 60 copë, REVOLAX FINE with LIDOCAINE – 5 copë, Tableta Desinfektues të Klorit “Diversy Suma” Tab 1x300 – 16 pako dhe Xhama me dioptri të ndryshëm.Të gjitha mallrat janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse", thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.


MË SHUME NGA Ekonomi