Funksionalizohet shërbimi i radioterapisë
Rtklive
Shëndetësi

Funksionalizohet shërbimi i radioterapisë

V.Thaçi/RTKlive

Shërbimi i radioterapisë në Klinikën e Onkologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është plotësisht funksional.

Aktualisht, kësaj porcedure i nënshtrohen më shumë se 90 pacientë, kurse pacientët që janë në pritje, trajtohen sipas listës së planifikuar nga mjekët onkologë, ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Sipas njoftimit, Klinika e Onkologjisë ka një furnizim stabil me barna e citostatikë dhe përmbush 80% të kërkesave, derisa po punohet me angazhim të plotë që të sigurohet edhe pjesa tjetër.

“Gjithashtu, menaxhmenti i SHSKUK-së, i emëruar së fundmi, është duke punuar intensivisht për të hartuar protokollet unike, në bazë të të cilave do të bëhet trajtimi. Përshkrimi i terapisë, ndërkaq, do të bëhet vetëm përmes konsiliumeve mjekësore, që janë kompetente për përshkrim të terapisë onkologjike”, thuhet në njoftim.

Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme


MË SHUME NGA Shëndetësi