11:11 / 25.08.2022
203 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, shërohen 780 pacientë
F.Sertolli / RTKlive.com
Gjatë 24 orëve të fundit, sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë shënuar 203 raste të reja me COVID-19.
Po ashtu, sipas raportit të fundit, brenda 24 orësh janë shëruar 780 pacientë, kurse janë vaksinuar 49 persona.
Ndryshe, sipas këtij raporti, në Kosovë vazhdojnë të jenë 2 mijë e 549 raste aktive me COVID 19, ndërkaq deri më tash numri total i dozave të administruara është 1 milion e 835 mijë e 410.























