12:21 / 28.08.2022
Dy të vdekur dhe 89 raste të reja me COVID-19
RTKLive
Gjatë 24 orëve të fundit, sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, dy persona kanë vdekur dhe janë shënuar 89 raste të reja me COVID-19.
Po ashtu, sipas raportit të fundit, brenda 24 orësh janë shëruar 302 pacientë, kurse të vaksinuar nuk ka pasur.
Ndryshe, sipas këtij raporti, në Kosovë vazhdojnë të jenë 1mijë e 685 raste aktive me COVID 19, ndërkaq deri më tash numri total i dozave të administruara është 1 milion e 835 mijë e 492.
























