Përfitimet nga bujqësia
BKT
Foto RTK
Ekonomi

Përfitimet nga bujqësia

Islam Haxhiu/ RTK

Agronomi nga Dukagjini, Bajram Dervishaj, krahas punës së përditshme si zyrtar komunal në Deçan, për asnjë çast nuk e lë anash bujqësinë. Ai me përkushtim ka ngritur një plantacion fare pranë shtëpisë ku jeton.

Bien në sy sidomos, lloje të ndryshme të mollës, kumbullës, arrës, lajthisë dhe aronisë, ndërsa tregun nuk e ka aspak problem, sepse sipas tij, prodhimet e tij janë mjaft cilësore.

Bajrami thotë për RTK se viteve të fundit me të madhe është duke u kërkuar sidomos aronia.

Bujqësia, thotë Dervishaj, është sektor që në asnjë mënyrë nuk duhet lënë anash, sepse siç shprehet ai, po iu përkushtove deomos të sjellë mirëqenie në ekonominë familjare.

 


MË SHUME NGA Ekonomi