16:40 / 29.08.2022
KEK-u rikthen në prodhim Njësinë B-1
J.Musliu/RTKlive
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se për shkaqe teknike, njësia B-1, për një kohë të shkurtër ka ndërprerë prodhimin e energjisë elektrike.
Megjithatë, sipas njoftimit zyrtar të KEK-ut, kjo njësi tashmë është rikthyer në operim.
“Në këto çaste kjo njësi është duke prodhuar mbi 210 MË/h dhe pas pak do të arrijë kapacitetin optimal prej rreth 260 MË/h”, njofton KEK-u.
Javëve të fundit Kosova është duke u përballur me probleme të furnizimit me energji elektrike. Kërkesat e OOSTT-it është që të kursehet sa më shumë meqë energjia në tregun e jashtëm është shtrenjtuar.
Ndërkohë, KEDS-i nuk po arrin të përmbushë nevojat për konsum kurse KEK-u është në vështirësi për shkak të problemeve teknike të blloqeve.























