11:06 / 30.08.2022
91 raste me COVID-19 sot në Kosovë
Shqipe Gashi/RTKlive
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot janë regjistruar 91 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, nga 559 testime të kryera.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes si pasojë e kësaj sëmundjeje.
MSH-ja ka njoftuar se 203 persona janë shëruar, ndërkaq 1.391 raste janë aktive në nivel vendi.
























