Selimi: MCC-ja po përkrah Kosovën në disa projekte-video
Afet BELA/ RTKlive
MCC që nga themelimi në Kosovë ka ndihmuar Kosovën në disa projekte të cilat janë më rendësi për qytetarët e Kosovës. Disa nga projektet janë matësit në “Termokos” dhe investimet në efiqiencën e energjisë në banesa apo shtëpi, si dhe në Fondin e Garancisë Kreditore që ka të bëj me energji solare.
Drejtori i korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit” (MCC), në Kosovë, Petrit Selimi, sot ishte i ftuar në emisionin “Aktual”, në RTK, i cili foli për projektet të cilat janë në implementim e sipër nga MCC.
Sipas tij që nga themelimi i MCC-së në Kosovë, kjo korporatë ka ndihmuar shumë Kosovën në disa projekte dhe të cilat janë modele të mira edhe për qeverinë e Kosovës për të ardhmen.
“Një nga projektet ka qenë edhe investimi në përmirësimin e efiqiencës në energji në Kosovë, duke ndihmuar në renovimin e shtëpive apo banesave për t’i izoluar ato”, tha ai.
Selimi ka folur edhe për investimet që janë duke u bërë në “Termokos”, duke bërë që të matet shpenzimi i nxemjes, pasi që mbi 40 % e banesave ka paguar kot, për shkak se nuk ka qenë aty, siç është edhe diaspora.
“Mbi 19 mijë banesa në Prishtinë, do të paguajnë sipas përdorimit, sikur uji dhe rryma”, theksoi ai.























