Publikohen çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme
BKT
Ekonomi

Publikohen çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme

V.Thaçi/RTKlive

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton se ka përcaktuar çmimin maksimal për derivatet e naftës.

Në 24 orët e ardhshme, çmimi maksimal i lejuar për naftë është 1.79 euro për litër. Ndërsa çmimi maksimal i lejuar i benzinës është 1.44 euro për litër, kurse çmimi i gasit për litër është 0.76 cent, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sipas njoftimit, çmimet e lartcekura vlejnë për datën 01/09/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.


MË SHUME NGA Ekonomi