Inflacioni në Holandë rritet mbi 13 për qind
BKT
Ekonomi

Inflacioni në Holandë rritet mbi 13 për qind

Inflacioni në muajin korrik në Holandë i cili ishte 11.6 për qind, është rritur në 13.6 për qind në muajin gusht me rritjen e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve.

Institucioni i Statistikave të Holandës (CBS) publikoi të dhënat e inflacionit për muajin gusht në vend në përputhje me Bashkimin Evropian.

Sipas kësaj, norma e inflacionit e cila në korrik ishte 11.6 për qind, arriti në 13.6 për qind në muajin gusht. Ndërkohë inflacioni në gushtin e vitit të kaluar në Holandë ishte në nivelin prej 2.7 për qind.

Shkaku kryesor për rritjen e inflacionit në muajin gusht në Holandë është energjia.

Inflacioni në Holandë arriti në nivel rekord me 11.1 për qind në vitin 1975 ndërkohë që kjo normë u tejkalua në muajin mars të këtij viti.

 


MË SHUME NGA Ekonomi