ATK inkason mbi 351 mijë euro borxhe nga 20 biznese
BKT
Foto: RTK
Ekonomi

ATK inkason mbi 351 mijë euro borxhe nga 20 biznese

Emine Hoti/RTKlive

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka bërë të ditur se përmes një aktiviteti të zhvilluar të mërkurën ka inkasuar borxhe në vlerë prej 351,546 euro.

Sipas njoftimit, masat e sforcuara ditën e djeshme të datës 31 gusht, të cilat janë zhvilluar me asistencë të Policisë së Kosovës,  kanë qenë tek 20 subjekte biznesore, të cilat ndaj ATK kanë pas obligime në vlerë 1.4 milion euro.

“Në kuadër të këtij aksioni janë realizuar pagesa të pjesshme të obligimit si paradhënie bazuar në marrëveshjet e lidhura dhe në njërin prej rasteve është bërë konfiskimi i pasurive të paluajtshme”, thuhet në njoftim .

Në kuadër të këtij aksioni janë konfiskuar parcela të paluajtshme, po ashtu ka edhe pagesa totale të obligimit dhe pagesa paradhënie në kuadër të marrëveshjeve.

“Aksioni i ditës së djeshme është i nënti me radhë brenda periudhës janar-gusht të këtij viti, ku si rezultat janë inkasuar 8,9 milion euro borxhe, tek 145 biznese.”, thuhet tutje në njoftim

Sipas ATK-së, aksione të ngjashme do të këtë edhe ditëve në vazhdim tek të gjithë tatimpaguesit, të cilën nuk i paguajnë obligimet tatimore sipas kërkesave ligjore.


MË SHUME NGA Ekonomi