1.025 raste aktive me COVID-19
BKT
Shëndetësi

1.025 raste aktive me COVID-19

RTKlive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 1.025.

Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 516 testime prej të cilave 64 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas raportit të fundit ka vdekur një person, janë shëruar 363, kurse rastet aktive janë 1.025.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar vetëm 12 persona. Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.580 doza të vaksinës anti COVID, njofton MSH.


MË SHUME NGA Shëndetësi