Dogana e Kosovës shënon 23 vjetorin e fillimit të punës
BKT
Ekonomi

Dogana e Kosovës shënon 23 vjetorin e fillimit të punës

V.Thaçi/RTKLive

Luftimi i krimit mbetet njëra ndër objektivat kryesore te doganës ku këtë vit vlera e mallrave të ndaluara, sekuestruara apo konfiskuara si rezultat i ndonjërës nga shkeljet penale apo administrative të konstatuara është në lartësi prej afër 6 milion euro nga mbi 2.3 milion euro sa ishin vitin paraprak në këtë periudhë, thuhet në njoftimin për media të Doganës së Kosovës.

Përmes komunikatës,  Dogana njofton se Kontributi i Doganës ndaj shtetit dhe shoqërisë edhe gjatë këtij viti ka qenë me rëndësi vitale, si në fushën e ekonomisë dhe të hyrave qoftë në mbrojtjen e shoqërisë.

“Këtë përvjetor e shënojmë me disa rekorde mbresëlënëse duke inkasuar kështu vetëm gjatë këtij viti afër 1 miliardë € të hyra, e që janë rreth 12.5 % më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar”, thuhet në njoftim.

 

Poashtu Dogana thotë se mirëpresin bashkëpunimin me qytetarët duke garantuar trajtim të drejtë të informatave të pranuara përmes aplikacionit konfidencial mobil (eDogana), të lansuar vitin e fundit, apo edhe përmes formave tjera të kontaktit siç janë bërë publike numrat telefonik dhe llogaritë dixhitale.

Gjatë këtyre 23 viteve Dogana ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha fushat ku ka kompetenca për të vepruar, për çka duhet falënderuar zyrtarët e Doganës për kontributin e tyre në arritjet e deritanishme, por është shumë e rëndësishme të ri-përsërisim mirënjohjen tonë për përkrahjen e Qeverisë së Kosovës, institucionet e zbatimit të ligjit, kompanitë dhe partnerët nga sektori privat si dhe partnerët e vendeve mike, e që duhet të veçojmë ndihmën e madhe në pajisje dhe njohuri që kemi pranuar në veçanti nga Qeveria e SHBA-së, Britania e Madhe dhe projektet e BE-së në përgjithësi, thuhet tutje në njoftimin e Doganës.


MË SHUME NGA Ekonomi