Rinovohen repartet, pakohen mjekët |Video
Rtklive
Shëndetësi

Rinovohen repartet, pakohen mjekët |Video

Venera Adili/ RTK

Në Spitalin e Gjilanit u rihap Reparti i pulmologjisë, në të cilin do të punojnë një staf i vogël prej katër mjekëve dhe tetë infermierëve. Mungesa e mjekëve nga profesionistët shëndetësorë konsiderohet si alarmante. Por ndryshe mendon i pari i këtij dikasteri, Rifat Latifi, i cili është edhe kritik për profesionalizmin e tyre.

Rihapja e repartit të pulmologjisë në Spitalin e Gjilanit që u mundësua nga një donacion i qeverisë së Luksenburgut është lajm i mirë për mantelbardhët që punojnë aty. Kushtet më të mira të punës do t'i shfrytëzojnë 8 infermier dhe 4 specialistë me moshë mbi 60 vjeç. Konsiderojnë se janë pak për kapacitetet e klinikës.

Refik Sylaj, shef i repartit të pulmologjisë thotë se, ky investim është shumë i jashtëzakonshëm dhe e mirëpresim. “28 shtretër janë 4 me 8 dhe nuk janë të mjaftueshëm. Kemi nevojë për specialista edhe për infermier", thotë ai.

Por krejt ndryshe mendon ministri i shëndetësisë Rifat Latifi. "4 mulmolog nuk janë pak për pulmologji edhe spitalet më të mëdha nuk kanë më shumë infermierë mundemi me e shty, por mjek ka mjaft", thotë Latifi.

I pyetur nëse do të ketë përpjekje për të ndalë largimin e mjekëve Latifi ripërsërit deklaratën se ky trend është në gjithë botën. Madje Latifi nuk ka nota të fort të mira për kolegët mantelbardhë.

"Arsye pse po shkojnë pacientët jashtë vendit është mungesa e ekspertizës ... nuk janë të përgatitur si duhet ose se kanë përgatitjen e mirë pasi mjekët kanë shkua me mjete vetanake duhet me strukturua këtë proces", thotë ai.

Ndërkaq Ushtruesja e Detyrës së drejtorit të SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu tha se largimi i mjekëve nuk është gjendje e dëshirueshme por duhet kohë për të ndryshuar. “Situata nuk është e mirë dhe s’mund të korrektohet menjëherë, jo, sipas saj, kërkon kohë rreth 5 vjet për të ndryshuar”, thotë ajo.

Ditëve të fundit janë larguar disa anesteziolog zyrtarisht nga QKUK-ja e që konsiderohet profil në mungesë për këtë institucion.

 

 


MË SHUME NGA Shëndetësi