Ikja e fuqisë punëtore|Video
Myrvete Axhami /RTK
Pavarësisht rendimenteve njëri nga problemet më të mëdha që po paraqitet aktualisht është mungesa e fuqisë punëtore. Kompanitë prodhuese të rajonit të Prizrenit ankohen për mungesë të punëtorëve, pasi shumë të rinj synim kanë shtetet e perëndimit.
Puna në fushë ka përfunduar për shumë fermerë, por entuziazmi për pritjet që kanë patur ato nga puna e vazhdueshme e tyre, nuk janë të mjaftueshme. Çmimet e të gjitha produkteve u rritën, për në bujqit u rrit vetëm kostoja e prodhimit thotë Avdirrahman Jupa nga Rahoveci. Ai thotë se nëse nuk kanë mbështetje instituconale do të duhet të veprojë si gjithë rinia , ta braktisë bujqësinë.
Me pasoja të tilla të braktisjes së punës në vend po ballafaqohen shumë prodhues. Por ata që e kanë trashëguar një zanat, ndihen disi më të qetë .... I riu Ferrman Kollari , ka trashëguar nga daja punë e dorës me dru. Nuk mendon të largohet nga ky profesion.
Aliriza Hasku ka punuar 30 vjet enë druri, është i kënaqur që edhe i biri do ta trashëgojë këtë zeje, por nuk e din si do ta zgjidhë punën e punëtorëve.
Nga bujku që zgjohet dhe e gdhinë ditën në fushë e deri tek kompanitë prodhuese që punojnë për mbulimin e tregut vendorë dhe eksport po përballen me mungesë të punëtorëve.
Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:























