Dogana parandalon kontrabandë me produkte ushqimore
BKT
Ekonomi

Dogana parandalon kontrabandë me produkte ushqimore

Fadil Sertolli/ RTKlive

Përmes një njoftimi për media nga Dogana e Kosovës bëhet e ditur se oficerët doganor kanë parandaluar një tentim për kontrabandim në regjionin e Prizrenit.

“Në regjionin e Prizrenit, respektivisht segmenti Vermicë - Prizren, njësitet antikontrabandës kanë ndaluar një automjet të dyshimtë, pas egzaminimit janë gjetur mallra pa dokumentacion përcjellës, pra mallra të kontrabanduara në Kosovë. Me këtë rast janë sekuestruar rreth 1000 kg produkte ushqimore si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftim .

Po ashtu bëhet e ditur se Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.


MË SHUME NGA Ekonomi