12:06 / 12.09.2022
Hasani: Kosova ka potenciale për bashkëpunime dhe për investime
Afet BELA/ RTKlive
Drejtoresha menaxhuese e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) Nora Hasani ka shoqëruar delegacionin e udhëhequr nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në Ekspozitën e Menaxhimit të Investimeve që po mbahet në Frankfurt .
“Delegacioni kishte mundësinë të bisedojë me investitorë të ndryshëm potencialë. Drejtoresha Hasani ka ndarë histori suksesi të kompanive anëtare të OEGJK-së dhe të investimeve gjermane në Kosovë, duke theksuar potencialin që ka Kosova për bashkëpunim (outsourcing/supply) dhe për investime”, thuhet në komunikatën e OEGJK-së.























