ASK: Rritet qarkullimi në sektorët e Industrisë
BKT
Foto Arkiv/ RTKlive
Ekonomi

ASK: Rritet qarkullimi në sektorët e Industrisë

Afet Bela/ RTKlive

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për muajin qershor 2022 (2020=100).

Ky publikim, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: B - Nxjerrëse, C - Përpunuese, D - Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E - Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

Në muajin qershor të vitit 2022, Indeksi i qarkullimit në sektorët e Industrisë, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (qershor 2021) kishte rritje te: Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (6.10%); dhe Industria përpunuese (0.70%).

Kurse, kishte rënie te: Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (-0.82%) dhe Industria nxjerrëse (-0.72%).

"Ndërkaq, struktura e numrit të të punëtorëve kishte rritje te: Industria nxjerrëse (0.03%); dhe Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (0.02%).Kurse, kishte rënie te: Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (-0.04%); dhe Industria përpunuese (-0.01%)", njofton ASK.


MË SHUME NGA Ekonomi