Rafuna priti në takim drejtorin e ATK-së, Ilir Murtezaj
K.Kasumi/ RTKlive
Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna priti ne takim drejtorin e ATK-së, Ilir Murtezaj me bashkëpunëtorë me të cilët biseduan për bashkëpunimin në mes të dy institucioneve në përgjithësi, dhe për hapat konkret të bashkëpunimit në të ardhmen.
Në takim u diskutua nga palët mundësia e ndërlidhjes së qendrave të thirrjes për t’u bërë ballë kërkesave të komunitetit të biznesit.
Gjithashtu u diskutua mundësia e organizimit të takimeve të përbashkëta Biznes-ATK, në mënyrë që të paraqiten dhe diskutohen kërkesat dhe barrierat e bizneseve në Kosovë, dhe të gjinden modalitetet për t’iu dalë në ndihmë atyre, njofton OEK.
Të dyja palët u pajtuan që bashkëpunimi të thellohet edhe më tej përmes takimeve të vazhdueshme ndërmjet Odës Ekonomike të Kosovës dhe përfaqësuesve të ATK-së, gjithmonë në interes të komunitetit të biznesit në Kosovë.























